Kanye West po përdor aktoren e famshme për t’u rikthyer me Kim Kardashian

schedule16:43 - 9 Janar, 2022

schedule 16:43 - 9 Janar, 2022

Kanye West po përdor aktoren Julia Fox për t’u rikthyer me Kim Kardashian. Reperi thuhet se është xheloz për të dashurin e saj të ri, Pete Davidson. Burime për Page Six janë shprehur se “është një lojë e dëshpëruar për vëmendje. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër kur ai zgjedh Fox për të dalë në publik.

Reperi i ka bërë thirrje ish gruas që të rikthehen sërish bashkë edhe pse ai është parë kohët e fundit nën shoqërinë e disa femrave. “Ai lufton publikisht për familjen e tij dhe më pas lidhet me të gjitha këto vajza të ndryshme. Është shumë e çuditshme. tha burimi.

Kanye West Is Embracing Uniform Dressing

West dhe aktorja Fox u fotografuan për herë të parë nga fotografi i vetë reperit në takime në Miami dhe New York në fillim të këtij muaji. Më pas, Fox tha se kishte pasur një click të menjëhershëm pas takimit të parë dhe se kishte marrë një surprizë të këndshme nga reperi. “Ishte ëndrra e çdo vajze. Ndihej si një moment i vërtetë Hirusheje.” /abcnews.al