Kanye West është paditur nga një kompani mode, e cila pretendon se reperi i detyrohet mbi 400 mijë dollarë tarifa të papaguara dhe se nuk ka kthyer disa “copa të rralla dhe të çmuara”. David Casavant paraqiti një ankesë të martën në gjykatën e Los Anxhelosit.
Koleksionisti pretendon se Kanye ndaloi së paguari qiranë e veshjeve në fund të vitit 2020 për 13 artikuj të ndryshëm që ka në posedim. Casavant, i cili pretendon se jep veshje me qira për yje si Lady Gaga, Kim Kardashian etj thotë se tarifat e papaguara arrijnë 221,810 dollarë.
Ai thekson se reperi duhet t’i paguajë 195,100 dollarë shtesë për të zëvendësuar artikujt nëse humbasin plotësisht. “Artikujt janë të gjitha pjesë të rralla, të vlerësuara për rëndësinë e tyre në historinë e modës,” thuhet në padinë e depozituar në gjykatë. /abcnews.al