Shteti i Kalifornisë ka paditur markën Yeezy të reperit Kanye West për shkak të vonesave në transport. Këto vonesa shkelin kodin e biznesit të Kalifornisë, raportojnë mediat e huaja. Në padi, thuhet se kompanitë Yeezy Apparel dhe Yeezy kanë shkelur një pjesë të kodit shtetëror të biznesit që kërkon që artikujt e shitur në internet të dërgohen brenda 30 ditëve.
Nëse nuk janë dërguar brenda këtij afati kohor, tregtari duhet të sigurojë një rimbursim, duke përfshirë lëshimin e një njoftimi për vonesën. Prokurorët pretenduan se bizneset e reperit nuk arritën t’u jepnin klientëve njoftime adekuate për vonesat pasi artikujt nuk ishin dërguar brenda 30 ditëve.
Këto mesazhe kërkohen nga shteti për të detajuar kohëzgjatjen e vonesës. 44 vjeçari është i njohur në modë për një gamë veshjesh sportive. /abcnews.al