Kanye West ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të disa deklaratave kontradiktore që bëri pak ditë më parë. Reperi nxori disa “sekrete” familjare gjatë fushatës presidenciale, duke thënë se ai dhe Kim kishin menduar abortimin e vajzës North, që tashmë është 7-vjeç.
Ndërkohë, gjithashtu pas kësaj ai hodhi akuza ndaj bashkëshortes së tij se ishte përpjekur për ta mbyllur në spital dhe se kishte tentuar të divorcohej me të. Së fundmi, ai është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një postimi që ka bërë në Twitter.
Ai propozon një version të ri të TikTok, që sipas tij të quhet Jesus Tok. Teksa shkruan se ideja i erdhi si një “vizion” pasi po shikonte aplikacionin së bashku me vajzën, ai thotë se u shqetësua nga përmbajtja, dhe për këtë propozon një version “të monitoruar nga të krishterët”.
“Një vizion sapo më erdhi…Jesus Tok. Po shikoja Tik Tok me vajzën time dhe si një baba i krishterë u shqetësova nga përmbajtja por më pëlqeu teknologjia. Ne lutemi që të mund të bashkëpunojmë me Tik Tok për të bërë një version të monitoruar nga të krishterët që është i sigurtë për fëmijët e vegjël dhe për botën. Në emër të Jezusit.“, shkruan Kanye. /abcnews.al/