Kanye West nuk e përtyp dot faktin se është ndarë me Kim Kardashian. Reperi ka reaguar për herë të parë përmes një postimi në rrjete sociale pak ditë pasi u finalua divorci mes tyre. Pasi “ia preu kokën” partnerit të Kim në videoklipin e ri, tani ndan me publikun se sa e shëmtuar është të ndahesh.
Reperi miliarder ka bërë një postim në llogarinë e tij personale në Instagram, në të cilin e krahason divorcin me situatat më të këqija që mund t’i ndodhë një personi. Ai e krahason divorcin me “Covid-19”, “të rrihet në qendër tregtare” apo si “frymëmarrje e rëndë”. Ky postim vjen pak orë pas publikimit të klipit të ri.
Në klipin e këngës “Eazy”, një karikaturë që duket si partneri i ri i ish gruas së tij, Pete Davidson, rrëmbehet dhe i pritet koka. Kim është e indinjuar nga veprimet e reperit dhe e akuzon atë për “krijimin e një mjedisi të rrezikshëm dhe të frikshëm për Pete Davidson” përmes veprimeve të tij.
/abcnews.al