Kanye West i jep fund spekulimeve për ndarje, deklarata që bëri për Kim tregon gjithçka

schedule08:20 - 22 Tetor, 2020

schedule 08:20 - 22 Tetor, 2020

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak se janë përfolur se po shkojnë drejt ndarjes. Megjithëse, ata kanë ndërmarrë disa udhëtime së bashku për të rregulluar raportin mes tyre, dukej se gjërat nuk po shkonin ashtu siç duhet. Por, një deklaratë që reperi bëri ditën e djeshme për partneren e tij që festoi 40-vjetorin e lindjes ka hedhur poshtë të gjitha këto spekulime.

Reperi ka publikuar një foto të shkëputur nga propozimi që i ka bërë në vitin 2013 në një stadium, shoqëruar me disa fjalë të ëmbla. “Gëzuar 40-vjetorin e lindjes! Të dua shumë”, ka shkruar Kanye përkrah fotos, duke dëshmuar para të gjithëve se dashuria e tij për Kardashian vazhdon të mbetet e njëjtë.

Problemet mes tyre lindën pas një deklarate që reperi bëri gjatë fushatës presidenciale, duke zbuluar se ai dhe Kim kishin menduar abortin e vajzës së tyre të madhe, North. Ndërkohë, ai është i vendosur të konkurrojë për president, i cili pak kohë më parë publikoi dhe një video të fushatës presidenciale, duke premtuar të ndihmojë në “ndërtimin e një Amerike më të fortë”. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!