Kanue West bëri një shaka mizore për ndarjen e ish gruas së tij, Kim Kardashian me Pete Davidson. Dyshja vendosën që t’i jepnin fund lidhjes së tyre 9 mujore dhe sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, arsyeja ka të bëjë me diferencën e madh në moshë.
Reperi publikoi një foto të një ‘artikulli’ të New York Times ku ‘shkruhet’: “Skete Davidson vdiq në moshën 28-vjeçare”. Kanye West ka muaj që përdor pseudonimin “SKETE” për të. Me këtë postim, reperi i famshëm nënkuptoi se është duke festuar ndarjen e Kim dhe Pete.
Reperi vazhdimisht ka vënë në shënjestër Pete në mediat sociale pasi ai filloi të takohej me Kim në tetor. “Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por zbuluan se distanca e gjatë dhe oraret e tyre e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një lidhjeje”, tha një burim për ndarjen e tyre.
Një tjetër burim pretendoi më vonë se Kim u nda me Pete se ishte lodhur nga papjekuria e tij. Ndërkohë, një ditë më parë u raportua se Kanye tani shpreson që të rikthehet me Kim, edhe pse do ta ketë të vështirë që ta bëjë sërish për vete nënën e katër fëmijëve të tij.
/abcnews.al