Jeta sentimentale e Kanye West mund të mos jetë në ditët më të mira, por nuk mund të themi të njëjtën gjë dhe për financat e tij. Reperi 43-vjeçar ka një pasuri prej 6.6 miliardë dollarësh, një rritje e konsiderueshme nga shuma që u raportua në Prill të vitit të kaluar nga Revista Forbes.
Pjesa më e madhe e të ardhurave vjen nga kompania e atleteve Yeezy, që arrijnë shifrën e 4.7 miliardë dollarëve. Përsa i përket West Gap mund të jetë me vlerë deri në 970 milion dollarë. Me 6.6 miliardë dollarë pasuri, reperi është tani personi i parë me ngjyrë më i pasur në historinë amerikane.
Ai kaloi nga vendi i katërt në vendin e parë, duke tejkaluar vlerën neto të Oprah Winfrey 3.5 miliard dollarë, të David Steward 3.9 miliardë dollarë dhe 6.5 miliardë dollarë Robert F. Smith. /abcnews.al