Kanye West dhe Irina Shayk nuk janë ndarë

schedule13:14 - 17 Korrik, 2021

schedule 13:14 - 17 Korrik, 2021

Dyshja më e përfolur e momentit, Kanye West dhe Irina Shayk po vazhdojnë të jenë në lidhje, pavarësisht raporteve dhe thashethemeve se ata janë ndarë.

Burime të afërta me çiftin kanë thënë për TMZ-në se ata janë ende bashkë, ashtu siç kanë qenë për muaj të tërë.

West dhe Shayk kanë qëndruar së bashku edhe me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Thuhet se çifti së bashku janë në një lidhje prej disa muajsh, pak kohë pasi West ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, Kim Kardashian me të cilën ka katër fëmijë. Ndërkohë, Irina ka një vajzë 4-vjeçare me aktorin e Hollivudit, Bradley Cooper./abcnews.al