Kantieri i shëndetësisë, Rama: Vazhdon puna për rindërtimin e spitaleve nga veriu në jug

schedule11:07 - 3 Maj, 2021

schedule 11:07 - 3 Maj, 2021

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se “vazhdon pa u ndalur puna për rindërtimin e spitaleve moderne nga veriu në jug”.

Reagimin e tij Rama e ka shoqëruar edhe me pamje nga kantieri i shëndetësisë ku po punohet për garantimin e një infrastrukture moderne dhe me standarde.

Videoja nis me pamje nga punimet e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT, më pas nga Materniteti i ri i Beratit, spitali i Kukësit dhe në fund shfaqen punimet dhe imazhet nga projekti për Maternitetin Mbretëreshë Geraldinë në Tiranë./abcnews.al/