Kantieri i Rrugës së Komanit, banorët: Investim që e prisnim prej vitesh

schedule07:43 - 10 Mars, 2025

schedule 07:43 - 10 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punmet që po zhvillohet në kantierin e Rrugës së Komanit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka treguar edhe disa opinione të banorëve të zonës, të cilët shprehen se e kanë pritur prej vitesh këtë investim.

Rruga e Komanit, është një aks prej 31 kilometrash, dhe me investimin e ri, i cili pritet t’i japë një hov të turizmit.

“Mirëmëngjes dhe me disa opinione qytetarësh nga kantieri i Rrugës së Komanit, një aks i 31 km që lidh dy hidrocentralet duke rritur sigurinë e qarkullimit, si edhe duke i dhënë një hov të ri turizmit të kësaj tjetër zone të bekuar të Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!