Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot ndërhyrje të thella në sektorin e ndërtimit, duke e quajtur situatën me kantiere të shumta në vend si “të patolerueshme”. Ai theksoi se shumë prej tyre operojnë jashtë çdo standardi të sigurisë, mjedisit dhe ligjshmërisë.
Sipas Kryeministrit, për vite me radhë legjislacioni është ndryshuar në favor të ndërtuesve, ndërsa arkitektët janë përjashtuar nga përgjegjësia direkte ligjore, gjë që do të ndryshojë menjëherë.
Rama njoftoi gjithashtu krijimin e një Agjencie Kombëtare për Planifikimin dhe Zhvillimin, me përfaqësim në të gjithë territorin dhe rol udhëheqës në kontrollin dhe orientimin e zhvillimeve urbane.
“Kemi një problem të patolerueshëm që është ai i kantierëve të ndërtimit. Kantier që nuk kanë lidhje me respektin ndaj mjedisit, të tjerëve, sigurinë, kantiere që nuk janë kantiere. Ndotja e patolerueshme dhe për këtë arsye do të bëhet një ndërhyrje kuptimplotë se cfarë kriteresh duhet të përmbushin. Ka një sport tjetër në Tiranë dhe bregdet ku ndërtuesit dhe zhvilluesit marrin një leje, por ende pa marrë lejen kuturisen të hapin gropa. Përdoret dhe një nen 6 a 7 ku kanë prodhuar pallate pa leje. Dhe për këtë masat do të jenë drastike. Në Kuvendin e Shqipërisë ka pasur prej shumë vitesh ngacmime të ligjeve që kanë të bëjën me ndërtyuesin dhe territorin dhe kanë shkuar në favor me ndërtuesin. Kemi përjashtuar si asnjë vend tjetër të Europës arkitektët që të nënshkruajnë deri në fund dhe të marrin përgjegjësinë. Këtë do ta përfshijmë menjëherë dhe do të procedojmë më pas me krijimin e agjensisë kombëtare të planifikimit dhe zhvillimit me shtrirje dhe përfaqësim në territor.
Bashkitë do ta kenë më të lehtë.”