N’Golo Kante është në vitin e fundit të kontratës me Chelsea, me drejtuesit që kanë menduar t’i propozojnë mesfushorit dhe rinovimin e kontratës, pasi konsiderohet një lojtarë kuç në formacionin e bluve.
Por përgjigja e lojtarit ka surprizuar të gjithë, pasi ai ka refuzuar mundësinë e zgjatjes së kontratës.
Blutë i kanë ofruar kontratë të re dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, por kjo ofertë është refuzuar nga Kante, i cili dëshiron një kontratë tre vjeçare plus me mundësi vazhdimi për një tjetër vit.
“The Athletic” ka raportuar se palët do të vazhdojnë bisedimet pasi si klubi ashtu edhe Kante janë për vazhdimin e bashkëpunimit. /f.a/abcnews.al