Me revolucionin që po ndodh te “blutë” e Londrës, e ardhmja e “shtyllës” së mesfushës, N’Golo Kante mbetet e paqartë, me francezin që tashmë ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me londinezët dhe ende nuk ka rinovuar duke lënë kështu të hapur mundësinë për të nisur një “aventurë” të re diku tjetër.
Mirëpo, mediat britanike e mohojnë një lajm të tillë e sipas tyre, Kante do të vijojë të mbetet pjesë e “bluve” edhe pse mesfushori nuk është në formën e tij ideale, me dëmtimet që kanë bërë punën e tyre teksa mbeti jashtë dhe Kupës së Botës së Katarit vitin e shkuar.
Ndërkaq, kujtojmë se Kante është pjesë e “bluve” që prej vitit 2016, ku u transferua në “Stamford Bridge” nga “dhelprat” e Leicester, me francezin që ishte një ndër lojtarët kyç që sezonin 2015- 2016, sezon ky ku Leicester u shpall kampion i Premier League. /i.m /abcnews.al