Kante: Imitoja Maradonën dhe Ronaldon, e pabesueshme që sot ndodhem këtu

schedule19:55 - 28 Maj, 2021

schedule 19:55 - 28 Maj, 2021

N’Golo Kante do të provojë nesër në mbrëmje për herë të parë emocionet që të dhuron një finale e Champions League. Mesfushori i Chelsea ka një dëmtim, por do durojë dhimbjet, pasi nuk mund ta humbasë duelin ndaj Manchester City.

Sakrifica është një nga vetitë që e ka sjellë deri në majën e botës. 30-vjeçari ka punuar fort, nuk është dorëzuar asnjëherë dhe sot është ndër mesfushorët më të mirë në planet. Kante nuk e harron të kaluarën, rreth së cilës flet në kanalin zyrtar të UEFA-s.

Nëntë vite më parë, periudhë kur luaja me ekipin e dytë të Boulogne dhe sapo kisha debutuar si profesionist në Ligue 2, kisha shumë uri dhe pritshmëri nga futbolli. Nuk e di se deri ku mund të mbërrija, thjesht doja të bëhesha profesionit dhe të jepja gjithçka nga vetja.

Gjithçka ndodhi pak nga pak, sezon pas sezoni, me fitore, humbje, gëzime dhe zhgënjime. U formova si lojtarë dhe mendoj se më ndihmoi një gjë e tillë të bëhesha ky që jam sot. Sigurisht që nuk kam qenë lojtari më i mirë i skuadrave të mia.

 

Mahrez dhe Kante kur ishin pjesë e Leicester City

Duke u rritur, unë fillova të shihja videot e të mëdhenjve si Maradona, Ronaldo dhe Ronaldinho. Tentoja t’i imitoja herë pas here me miqtë e mi. Doja të shënoja si ata, por nuk e kisha talentin e tyre. Frymëzim për mua kanë qenë Makelele dhe Lass Diarra”.

Në fund një koment rreth finales së Champions League ndaj Manchester City. Përballë do të ketë Riyad Mahrez, me të cilin shkroi historinë e futbollit anglez me Leicester City në vitin 2016. “Kemi biseduar me njëri-tjetrin në lidhje me finalen.

Të dy e kuptojmë se sa e jashtëzakonshme është të jesh në finale. Pas meje fshihet një punë shumë e madhe, që prej kohës që luaja në Ligue 2 në Francë e deri tani. Është fantastike të luash një ndeshje të tillë.

Të dy duam të fitojmë trofeun, kështu që nuk do të jemi aspak miqësore në fushë“, përfundon duke buzëqeshur një nga lojtarët më të dashur për tifozët, pavarësisht fanellës që mban veshur mbi supe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!