Kante i jep fund dilemave, flet për të ardhmen e tij!

schedule18:32 - 10 Nëntor, 2019

schedule 18:32 - 10 Nëntor, 2019

Mesfushori i Chelsea-t, Ngolo Kante, i ka qetësuar të gjithë tifozët e klubit londinez, duke deklaruar se do të qëndrojë pas zërave për një largim të mundshëm.

Në një intervistë për ‘Telefoot’, francezi deklaron: “Unë mund ta mbyll karrierën time tek Chelsea. Sot që ne po flasim unë jam në kontratë me klubin deri në vitin 2023. Momentalisht mendoj vetëm të jap më të mirën në çdo ndeshje dhe të fitojmë sa më shumë tituj.”

Kur 28-vjeçari pyetet nëse ai dëshiron të luajë në një ligë tjetër, Kante përgjigjet: “Realisht jo. Më pëlqen futbollli anglez.” Gazetari e ‘ngacmon’ dhe për kalimin e tij nga Marseille tek Leicester City, nëse ai është penduar. “Sigurisht që jo. Kur unë erdha tek Chelsea sapo isha shpallur kampion me Leicester-in. Ishte një sezon i mrekullueshëm dhe do ta mbaj mend gjatë gjithë jetës time.”- mbyll mesfushori francez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!