Kanosje, evazion dhe ndërtim pa leje, në kërkim ish-kryetari i këshillit të qarkut Kukës

schedule16:04 - 23 Tetor, 2020

schedule 16:04 - 23 Tetor, 2020

Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës Abedin Oruçi është shpallur në kërkim nga policia, pasi është në hetim dhe i akuzuar për tre vepra penale.

Abc News mëson se ai akuzohet për kanosje për shkak të detyrës, evazion fiskal dhe ndërtim pa leje. Lajmi konfirmohet nga burime pranë drejtorisë vendore të Policisë së Kukësit.

Në Kukës Abedin Oruçi është një emër i njohur, pasi ka garuar  në zgjedhjet vendore si kandidaturë e Bindjes Demokratike vitin e kaluar dhe po ashtu ka qenë  kreu i këshillit bashkiak në Kukës nën siglën e aleatëve të PD, PDIU e Shpëtim Idrizit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!