Kanosi punonjësin e OSHEE, arrestohet 53-vjeçari në Velipojë

schedule16:12 - 21 Gusht, 2024

schedule 16:12 - 21 Gusht, 2024

Një 53-vjeçar në fshatin Rrjoll të Velipojës, ka përfunduar në prangat e policisë. Mësohet se ai ka kanosur dhe ka kundërshtuar një punonjës të OSHEE-së, gjatë kryerjes së verifikimeve në aparatin matës të energjisë elektrike në banesën e tij.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al