Kanosi policin në Gjirokastër, arrestohet 38-vjeçari, i gjendet thikë me vete

schedule13:15 - 16 Gusht, 2022

schedule 13:15 - 16 Gusht, 2022

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili kanosi për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Gjatë kontrollit, 38-vjeçarit  iu gjet një mjet prerës (thikë).

Burime policore bëjnë me dije se në pranga ka rënë I.O, banues në Gjirokastër.

“Ky shtetas më datë 15.08.2022, në fshatin Derviçan, Gjirokastër, ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, shtetasin H. H., pasi punonjësi i Policisë, në zbatim të detyrave funksionale, ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të vëllait të 38-vjeçarit, i cili ishte kapur më parë nga shërbimet e Policisë me një sasi të vogël lënde narkotike kanabis”, informoi sot policia.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të shtetasit I. O., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!