Kanosi policin, arrestohet pronari i lokalit në Tiranë

schedule13:09 - 20 Qershor, 2024

schedule 13:09 - 20 Qershor, 2024

Një 37-vjeçar ka kanosur të mërkurën një punonjës policie për shkak të detyrës, pas një konflikti të ndodhur në ambientet e lokalit të tij.

Si pasojë, këtë të enjte, ai ka përfunduar në prangat e policisë dhe është shoqëruar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë./abcnews.al