Një 62 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës pasi dyshohet se ka kanosur me sëpatë një 66 vjeçare.
Policia bën me dije gjatë kontrollit fizik, shtetasit Q. S, iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin Q. S., 62 vjeç, banues në fshatin Kotë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (sëpatë), një shtetase 66-vjeçare, banuese në fshatin Kotë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Q. S, iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al