Kanosi me armë policin, lihet në burg Orgest Bilbili

schedule12:59 - 12 Prill, 2020

schedule 12:59 - 12 Prill, 2020

Prokurori Petrit Hysi dhe Gjyqtari Kujtim Vraniçi për 15 minuta i kanë komunikuar akuzat 30-vjeçarit nga Lushnja i cili mesditën e së premtes kanosi efektivin e Policisë në rrugën Sitki Çiço, ku edhe mbeti i plagosur.

I prangosur në shtratin e tij në spital, Ergest Bilbili në mungesë të një avokati kishte në krah një përfaqësues ligjor të caktuar nga shteti.

Në përfundim të seancës së mbajtur në brendësi të Spitalit të Traumës, avokati Erjon Kullolli foli për gjendjen shëndetësore të Bilbilit dhe qëndrimin e mbajtur për akuzat e ngritura

Kullolli u shpreh për mediat:

“Personi nën hetim nuk ndodhet realisht në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Nuk u shpreh, mbajti një qëndrim neutral. Në këtë moment procedurial, organi i prokurorisë në dosjen për kërkesën e objekt-gjykimit kishte fakte mbi të cilat bazon dyshimin e arsyeshëm. Ne si palë, unë si avokat mbrojtës i caktuar, dhashë qëndrimin në seancë nuk nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm që t’i atribuohen që personi në hetim të akuzohet për atë vepër penale për të cilën ka ardhur.”

Që prej vitit 2017 Orgest Bilbili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar së bashku me shokun e tij Lart Haxhiun, të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale.

E fundit ajo më tetor 2019, Bilbi dyshohet se në bashkëpunim me mikun e tij Laert Haxhiu ekzekutuan Besmir Hidën, 40 vjeç, në qendër të Lushnjes teksa ishte duke pirë kafen në katin e dytë të një lokali.

Bilbili është person me precedentë të mëparshëm penalë edhe në trafikun e drogës. Ai akuzohet si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit, ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali, në maj 2015.

Ai është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike dhe prej 3 vitesh ishte në kërkim ndërkombëtar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!