Një person është shpallur në kërkim nga policia në Pogradec, pasi ka kanosur me armë 54-vjeçarin. Sipas policisë, 54-vjeçari ndodhej në zonë së bashku me një grup punë të ndihmës sociale Tiranë, për verifikimin e familjeve në nevojë.
Ndërkohë konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta. Autori që ka kanosur 54-vjeçarin rezulton i shpallur në kërkim pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja, e mbetur në tentativë”.
Forcat e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/