Kanosën e dhunuan disa aksionerë, arrestohen dy persona

schedule15:11 - 31 Janar, 2019

schedule 15:11 - 31 Janar, 2019

Dy persona të cilët kanë kanosur dhe dhunuar disa aksionerë të dy shoqërive të transportit të udhëtarëve janë ndaluar nga policia. Ngjarjet kanë ndodhur në qytetin e Pogradecit dhe në Korçë.

Në operacionin e koduar “Stacioni” janë arrestuar Erjon Llapushi dhe Sajmir Fraholli.  Ndalimi i tyre u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”. Veprimtaria kriminale ka filluar qe prej majit të vitit 2018./abcnews.al