Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi kanosën një 63-vjeçar.
Të rinjtë, 23 dhe 24 vjeç, kanosën të moshuarin, me qëllim mospublikimin e disa videove që ata dispononin.
Ata akuzohen për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 2 të arrestuarit, në mënyrë të vazhdueshme, kanë kanosur 63-vjeçarin dhe i kanë kërkuar atij shumën 3500 euro, që të mos i publikonin disa video që ata dispononin./abcnews.al