Kanos me armë gjahu fqinjin, arrestohet 37 vjeçari

schedule11:25 - 9 Maj, 2018

schedule 11:25 - 9 Maj, 2018

Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 4 në kryeqytet kanë arrestuar një 37 vjeçar i cili ka kanosu me armë gjahu fqinjin e tij për motive të dobëta. Ai është Emiljan Pjetra, banues në Babrru. Sipas policisë 37 vjeçari në rrugën “5 Maji”, ka kanosur me armë gjuetie shtetasin A. R., 33 vjeç, banues po në Babrru.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar edhe 1 armë gjuetie dhe 7 copë fishekë me mbishkrimin “Cheddite 12” ( të cilat i ka me leje) dhe 2 thika me doreza në kushtet e armës së ftohtë.

Njoftimi i policisë Tiranë

Kanos me armë gjahu për motive të dobëta fqinjin.

Arrestohet në flagrancë nga policia.

Sekuestrohet arma e gjahut, 7 copë fishekë dhe 2 thika me dorezë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 4, arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin:

– Emiljan Pjetra, 37 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Ky shtetas në rrugën “5 Maji”, për motive të dobëta ka kanosur me armë gjuetie shtetasin A. R., 33 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë gjuetie dhe 7 copë fishekë me mbishkrimin “Cheddite 12” ( të cilat i ka me leje)

– 2 thika me doreza në kushtet e armës së ftohtë

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 84 dhe 279 të Kodit Penal. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!