Një i ri ka kanosur me armë zjarri një 32 vjeçar në Elbasan për motive të dobëta. Policia e Elbasanit ëhstë njoftuar se në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, ka patur një konflikt mes dy të rinjve, ku njëri prej tyre kishte edhe armë zjarri. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendgjarje, ku shtetasi Enea Verushi, sapo ka parë Policinë ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar me shpejtësi.
Njoftimi i Policisë në Elbasan
Shërbimet e Policisë Elbasan, kanë marrë njoftim se në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, ka një konflikt mes dy të rinjve, ku njëri prej tyre dyshohet se ka dhe armë zjarri.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendgjarje, ku shtetasi Enea Verushi, sapo ka parë Policinë ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar me shpejtësi.
Nga veprimet e kryera nga Grupi hetimor ka rezultuar se shtetasi Enea Verushi, 25 vjeç, banues në lagjen “Brigada 17 Sulmuesi”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri , shtetasin A.Sh., 32 vjeç, banues, në Elbasan.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip “Pushkë”, dhe 7 fisheke.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” “Prishja e qetësisë publike”, ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” të parashikuar nga nenet 84, 274, dhe 278, të Kodit Penal. /abcnews.al