“Kanë zgjedhur Lindelof para meje”, si Van Dijk u “refuzua” nga United

schedule13:53 - 1 Maj, 2022

schedule 13:53 - 1 Maj, 2022

Virgil Van Dijk mund të ishte pjesë e Manchester United dhe rrjedhimisht kurrë i Liverpool, që e bleu mbrojtësin për 85 milionë euro në 2018.

Këtë e ka zbuluar Charlie Austin, ish-sulmuesi i Southampton që ka qenë shok skuadre me mbrojtësin.

Austin tregon se në 2017 e kishte pyetur holandezi nëse do ikte në ekip tjetër dhe i ishte përgjigur që Manchester United do merrte Lindelof në vend të tij.

“Me shumë sinqeritet ai u kthye dhe më tregoi se në verë kishte pasur kontakt me Manchester United por Djajtë e Kuq ishin të pavendosur mes tij dhe Lindelof.

Në fund, United zgjodhi Lindelof dhe unë i thashë Van Dijk se kjo ishte diçka qesharake. Nuk e di nëse dikush tjetër ka qenë më parë në dijeni të kësaj prapaskene, por unë nuk mund ta besoja”. / abcnews.al