Kane vendos “ultimatumin, kalim te Bayern ose largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme

schedule11:56 - 8 Gusht, 2023

schedule 11:56 - 8 Gusht, 2023

E nisur që në fillimin e merkatos së verës, duket se “saga” e Harry Kane do të përfundojë këtë të dielë, me vetë “bomberin” që i ka vendosur klubit “ultimatumin”, skuadrës së tij, në mënyrë që këta të fundit të marrin një vendim.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, “rekordmeni” anglez i ka bërë të qarta synimet e tij me klubin, ose Bayern Munich do të arrijë marrëshjen ose Kane do të qëndrojë në Londër edhe për një sezon e më pas do të largohet nga Tottenham, si një lojtar i lirë.

Oferta e fundit e refuzuar nga Presidenti i Tottenham, Daniel Levy mban shifrën e 100 milionë eurove, 29 më pak seç kërkon ai për kartonin e Kane, por me dëshirën e këtij të fundit për t’u larguar, klubi mund të pranojë dhe ofertën e “bavarezëve”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!