“Në 4 vitet e fundit në Shqipëri krimet e kryera në fillim të vitit kanë qenë në rritje”. Këtë ka deklaruar gazetarja Anduena Llabani, në emisionin “360 Gradë” dhe ka sqaruar se maja e kriminalitetit arrin në ditët e para të vit. Më herët, sipas saj, policët janë gjetur të papërgatitur, por tashmë ka një plan masash.
Llabani thekson se policia ka nisur të punojnë për parandalimin e ngjarjeve kriminale, pasi listat e zonave me rreth të kuq janë evidentuar. Nga këndvështrimi i gazetares lufta mes grupe kriminale është pa kode!
Për nivelin e kriminalitetit në fund dhe fillim të vitit ka folur dhe gazetari, Trashëgim Sokolaj, që bën me dije se kriminaliteti në këto periudha, por dhe në verë rritet.
Sipas tij një prej shkaqeve është mungesa e besimit tek policia dhe ende shqiptarët bëjnë vetëgjyqësi. Veç atentateve për larje hesapesh mes grupeve kriminale, Sokolaj sqaroi se kanë ndodhur plot dhe për motive banale. Ai kujtoi dhe vrasjes e pak muajve më parë në Durrës për një vendparkimi.
/abcnews.al/