Kane shpreh dështirë për t’u larguar nga Tottenham, Bayern opsioni i parë

schedule17:32 - 7 Tetor, 2022

schedule 17:32 - 7 Tetor, 2022

Harry Kane është ende objektivi i madh i Bayern Munich përverën e ardhshme. Pavarësisht zërave që e vendosin Lautaro Martínez në klubin gjerman, drejtuesit e kanë të qartë dhe nuk vlerësojnë një opsion tjetër përveç nënshkrimit të anglezit.

Me një kontratë në fuqi deri në qershor 2024, sulmuesi tashmë ka transmetuar në Tottenham dëshirën e tij për t’u larguar nga Londra për t’u përballur me një projekt të ri që nuk është tjetër veçse veshja e fanellës së Bajernit, shkruan abcnews.al.

Kane do të zbarkonte në Mynih për të mbushur boshllëkun e lënë nga Lewandowski këtë verë dhe deri më sot ata nuk e kanë mbushur atë boshllëk me një sulmues tjetër.

Në çdo rast, Spurs nuk do ta bëjnë të lehtë largimin e tij dhe transferimin e vlerësojnë minimalisht 100 milionë euro, një shumë e konsiderueshme për një futbollist që është tashmë në të tridhjetat. /G.D abcnews.al/