“Kanë primare pamjen”, moderatorja flet për vajzat e ekranit: Kur unë kam filluar punë në TV, bëja 7 kronika në ditë

schedule14:22 - 29 Maj, 2021

schedule 14:22 - 29 Maj, 2021

Moderatorja Fjodora Fjora ka rreth një vit që është shkëputur nga ekrani. Ajo tashmë i është përkushtuar jetës private, duke i kushtuar edhe më shumë rëndësi linjave trupore.

E ftuar në “Nuk është karantinë”, Fjodora ka treguar se stërvitet katër herë në javë dhe mban një dietë të shëndetshme.

Unë stërvitem katër herë në javë, plus një ditë fizioterapi. Jam njeri i përkushtuar, dukem mirë besoj.

Unë jam një natyrë që jam e kujdeshme në mënyrën se si ha. Gjatë javës mbaj një dietë të shëndetshme për të abuzuar edhe pak në fundjavë, pasi unë jam një njeri që më pëlqen ushqimi”.

Më tej, e pyetur nga moderatori Eni Shehu se si i duken vajzat e reja të ekranit, Fjodora ka thënë se ndryshe nga ajo në fillime i kushtojnë më shumë rëndësi pamjes së jashtme.

Unë i kam xhan vajzat e reja në televizion. Kur unë kam filluar punë në televizion, bëja shtatë kronika në ditë dhe nuk ma kujtojnë fare veten. Nuk dija domethënë se si niste dita dhe se si mbaronte. Kishim halle koke, dilnim me tema në mëngjes se çdo bënim. Tani primare është aparenca për fat të keq dhe kjo është ajo që i ka zëvendësuar. Megjithatë nuk mund t’i vëmë të gjitha në një vijë, ka sa të duash vajza inteligjente”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!