Mesditen e së enjtes, që sapo lamë pas, “bavarezët” e Bayern Munich bënë ofertën e fundit drejt Tottenham për kartonin e Harry Kane, ofertë kjo që ndryshe nga 3 të parat është pranuar dhe tashnimë “bomberi” anglez është shumë pranë kalimit të Bundesliga.
Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano, për kartonin e sulmuesit 29-vjeçar, Bayern ka derdhur në arkat e londinezëve plot 120 milionë euro, të ndara në 100 milionë euro bazë, si dhe 20 milionë të tjera në formën e bonusit.
Përsa i përket kontratës persnaole, Kane do të nënshkruar për 4 vite te kampionët gjermanë, ndërsa paga e kapitenit të Kombëtares së “3 luanëve” ende nuk është bërë publike, teksa pritet të bëhet mënjeherë pas firmosjes së kontratës, firmë që mund të vijë që mbrëmjen e kësaj të premteje, me anglezin, që raportohet se është nisur drejt Gjermanisë. /i.m /abcnews.al