Kane mes legjendave, “bomberi” anglez barazon rekordin e ish-“yjeve” të Anglisë

schedule21:16 - 20 Qershor, 2024

schedule 21:16 - 20 Qershor, 2024

Pavarësisht se arriti të gjente rrugën e rrjetës, vetëm pas 18 minuta pas nisjes së lojës, “bomberi” i “Tre Luanëve”, të Anglisë, Harry Kane nuk arriti të bënte më shumë, ndaj “Vikingëve”, të Danimarkës, duke u ndalur në barazimin 1 me 1, barazimi i parë, për djemtë e Gareth Southgate, për këtë Evropian, mirëpo ky goli solli jo pak gëzim për “yllin” e sulmit.

Sipas agjencisë së specializuar për statistika, OPTA, me golin e shënuar në “Deutsche Bank Park”, të Frankfurtit, Kane ka barazuar legjendat e sulmit anglez, Michael Oëen e Ëayne Rooney, duke u bërë kështu lojtari i tretë në historinë e “Tre Luanëve”, i cili arrin të shënojë në katër kompeticioni madhore radhazi.

Kështu, Kane ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në Botërorin e Rusisë, në vitin 2018, në Evropianin e vitit 2021, para tifozët të tij, në “Wembley”, në Botërorin e Katarit, në vitin 2022 dhe së fundmi, në Euro 2024, që po zhvillohet në Gjermani, që prej 14 qershorit, me finalen e madhe të kompeticionit, që do të zhvillohet më 14 korrik. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!