Çështjet e fundit kriminale në Shqipëri si dhe zhvillimet e fundit lidhur me aplikacionet shton punën e Prokurorisë së Posaçme në vend, por njëkohësisht dhe sfidat e saj.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh për ‘Real Story’ se mes Spak, ka edhe persona në hetim dhe që luhaten. Sipas ekspertit, në vendin tonë kanë hyrë rreth 1000 karta të huaja dhe se po gjenden sisteme të reja komunikimi.
“Këto janë sfida, jo të gjitha strukturat janë të pastra. Ekspertë të BKH-së janë në hetim, prokurorë janë në hetim. Edhe aty ka të ndarë, ata që janë të fortë me integritet të pathyeshëm, ka dhe të tjerë që luhaten për shkak të backgroundit dhe do të forcohen gjatë rrugës sepse do përfundojnë në burg si shumë të tjerë. Sky dhe Encro janë gjysmë të gatshëm, thjesht është verifikim në terren. Këtu ke vetëm kjo me cfarë koordinon, është një gjë më e thjeshtë që kërkon kohë. Aty janë rreth 100 persona në ditë që pyeten, është një sfidë e vazhdueshme që ka dhe dru të shtrembër brenda tyre. Nga ana tjetër për të folur për sfidat që ka përgjimi në Shqipëri dhe këto platforma,kemi një informacion që në Shqipëri kanë hyrë më mijëra karta të huaja, kryesisht angleze, ne na dalin shumë zyrtarë police që flasin me këto karta. Pse ka një kartë të paidentifikuar një polic, një politikanë, janë cështje që po hetohen. Po gjejnë mënyra alternative sesi të komunikojnë. Do të gjejnë patjetër një sistem, mendojnë se kanë karta të sigurta, por zëri është pasaporta më e mirë për të identifikuar dikë në rrugë elektronike. Do të ketë surpriza të mëdha, sepse materialet janë. Po kalojmë të njëjtat sfida që kanë kaluar shtete të tjera përpara nesh, por kemi një eksperiencë nga vendet e tjera dhe do të marrim masa të tjera.” – u shpreh ai për ‘Real Story’. / abcnews.al