Tottenham ka vendosur çmimin e Harry Kane, synim i disa klubeve të mëdha në futbollin evropian, mbi të gjitha i Manchester United dhe Bayern Munich.
Sipas “The Times”, pavarësisht se kontrata e tij me klubin anglez zgjat deri në vitin 2024, presidenti Daniel Levy do të pranojë vetëm një shumë jo më pak se rreth 114 milionë euro.
Kane është golashënuesi më i mirë historik i Tottenham, por sulmuesi anglez nuk ka fituar asnjë trofe me ekipin e tij aktual dhe me sa duket ai ka vendosur të largohet./ h.ll/abcnews.al