Kane apo Lewandowski? Përplasje goleadorësh në Champions League

schedule17:08 - 1 Tetor, 2019

schedule 17:08 - 1 Tetor, 2019

Harry Kane dhe Robert Lewandowski janë dy sulmuesit më të mirë në botë. Si bomberi anglez, ashtu dhe ylli polak, kanë statistika të jashtëzakonshme dhe para portës, vështirë se gabojnë. Që nga fillimi i sezonit 2015/16, të dy sulmuesit kanë shkruar disa statistika shumë pozitive.

Harry Kane, me ekipin e Tottenham, ka luajtur 184 ndeshje që nga fillimi i sezonit 15/16, ku ka shënuar plot 134 gola. Ndërsa në të njëjtin afat kohor, Lewandowski ka luajtur 202 ndeshje për Bayern Munchen dhe ka shënuar 178 gola.

Sot, Tottenham përplaset kundër Bayern Munchen në Champions League. Të dy sulmuesit pritet të jenë titullarë për skuadrat e tyre. Mes tyre, Kane dhe Lewandowski kanë luajtur 386 ndeshje dhe kanë shënuar në total 312 gola./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!