Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, i cili po konkurron për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, u përfshi në një aksident me makinë në Tenesi, por nuk ka pësuar lëndime, tha zëdhënësi i tij.
“Këtë mëngjes, guvernatori u përfshi në një aksident me makinë ndërsa po shkonte për në Chattanooga. Ai dhe ekipi i tij nuk u lënduan,” tha zëdhënësi Brian Griffin në një deklaratë.
Asnjë informacion tjetër nuk është dhënë nga stafi i DeSantis.
Guvernatori 44-vjeçar konsiderohet si sfiduesi kryesor i ish-presidentit Donald Trump. /abcnews.al