Kandidimi për Tiranën, Lorenc Vangjeli: Në fletën e votimit nga opozita do të jetë emri i Ilir Alimehmetit

schedule14:47 - 19 Tetor, 2022

schedule 14:47 - 19 Tetor, 2022

Zgjedhjet e ardhshme lokale për analistin e njohur Lorenc Vangjeli nuk do të kenë surpriza të mëdha. Me shumë gjasa për të kandidat i opozitës për Tiranën do të jetë kandidatura e doktorit Ilir Alimehmeti, por qytetarët shqiptarë kanë projektuar emra të tjerë, nga njëra anë do të jetë Rama – Veliaj dhe nga ana tjetër Berisha – Meta. I ftuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh që ‘Z. Berisha është një politikan shumë i lëvizshëm, procesi i primareve, është mbyllur dhe deri në këtë moment ka fituar kandidatura e Z. Alimehmeti, por ndeshja është politike’.

Për Vangjelin ‘Ilir Alimehmeti, pavarësisht kontributit të tij gjatë pandemisë, besoj se do të jetë kurbani i një partie të dëshpëruar, pavarësisht asaj që ai ka bërë, edhe pse emri i tij do të shënohet në fletën e votimit, ai nuk do të jetë në garë’.

Përsa i përket mazhorancës, edhe te socialistët ‘primaret’ kanë përfunduar dhe Rama po numëron votat. Sipas tij ‘nuk dua të hyj në emra të përveçëm, edhe ndonjë kryetar tjetër i ndonjë bashkie shumë të rëndësishme në vend, mund të mos e ketë shansin e ri-konfirmimit, njëri për shkak të ngarkesave të tjera dhe ndonjë tjetër për shkak të profilit publik’, u shpreh Vangjeli.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!