Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Kandidaturat e kënetës, listë për të qenë në opozitë’/ Rama në Fier: Në listat tona, vlerësim si asnjëherë më parë. Kemi njerëz që kanë qenë në radhët e PD

schedule17:48 - 17 Mars, 2025

schedule 17:48 - 17 Mars, 2025

Kryeministri Rama, gjatë takimit me të rinjtë në qytetin e Fierit, u shpreh se lista e kandidaturave nga Partia Demokratike është listë për në opozitë.

Sipas tij, kjo periudhë parazgjedhore është periudhë shitjesh qilimash fluturues duke paralelizuar premtimet e partive në garë.

“Populli jo vetëm që duhet të shkëputet nga këneta për Shqipërinë në 11 maj, por nuk i jep kënetës një shans të ripërtërihet sërish. Ne nuk kemi bërë primare, janë si papare jo si primare. Në këtë grup është bërë një vlerësim si asnjëherë më parë i atyre njerëzve që vijnë nga kontributi në parti, ashtu si atyre që nuk kanë kontribuar por janë përzgjedhur.

Ne kemi njerëz që kanë qenë me PD në pararojë, por e kanë kuptuar. Shihni ca ndodh me ta, ata që fituan i lënë jashtë. Kryetari i partisë në Kavajë del i pari dhe e lënë jashtë. Lista e kënetës është listë për të qenë në opozitë. Vetëm recitojnë kuak kuak.

Është bërë për të dalë jo të clirojë tiktokun, por për të thënë na i vodhën. Pse duhet demokratët dhe ata që mund të kenë shumë arsye të drejta të mso jenë të kënaqur me ne, për një grup që funksion si grup interesi i ngushtë? Kjo periudhë është periudhë shitjesh qilimash fluturues.”

/ ABCNEWS.AL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!