Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kandidatura e PD për Tiranën, në ngërç”/ Ilir Alimehmeti në “Real Story”: Zgjedhjet në Tiranë, shans i artë për opozitën

schedule20:14 - 30 Shtator, 2025

schedule 20:14 - 30 Shtator, 2025

Kreu i këshilltarëve bashkiakë demokratë, Ilir Alimehmeti thotë se aktualisht, kandidatura e PD për Tiranën, është në ngërç.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Alimehmeti u shpreh se ekzekutimi politik i Erion Veliajt nga kryeministri Edi Rama dhe mbajtja e zgjedhjeve në Tiranë, është shans i artë për opozitën.

“Nuk e di. Unë dua të them diçka. Kam një parim, ne kishim mision largimin e Erion Veliajt. Opozita këtë e ka shansin e artë. Është dashur të punohej me dy duar. Njëra dorë, ishte ajo e goditjes. Nga krahu tjetër, është dashur punimi me ekipin për Tiranën. Kjo dorë e dytë nuk ka punuar aq mirë sa dora e parë. Do duhej të ishte punuar më përpara, dihej që kjo ditë do vinte. Të paktën që nga 10 shkurti. Unë i dua një orë e më parë, shpejtësia e përgatitjes duhet një orë e më parë. Erion Veliaj u ekzekutua politikisht nga Edi Rama. Ne duhet ta shfrtyrëzojmë këtë moment, me një kandidaturë të qartë. Do duhet të kishim qenë më përpara. Një orë e më parë duhen bërë gati për fushatën e radhës. Gafa e PD ka qenë moshyrja në zgjedhjet e 2019, dhe e paguan haraçin në 2021. Unë kam për detyrë të përdor çdo mjet, që të shihet, nëse nuk shihet.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!