Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

schedule23:41 - 4 Prill, 2026

schedule 23:41 - 4 Prill, 2026

Analisti Roland Bejko tha se mungesa e respektimit të votës brenda PD i heq Berishes  moralin për të kërkuar zgjedhje të ndershme në vend, si dhe i cilësoi partite ne vend si struktura të kontrolluara fort nga kryetarët.

Ai u shpreh se rasti i kandidimit të Erion Braçes në Tiranë shihet si sfidë ndaj lidershipit, ndërsa theksoi se situata favorizohet edhe nga një opozitë e dobët dhe pa struktura.

“Berisha nuk është njeri që e respekton votën brenda partisë dhe më pas t’i thotë Ramës të bëjë zgjedhje të ndershme në vend. Kur nuk e ke respektuar këtë brenda partisë, nuk ke kartë morale t’i thuash Ramës. Partitë politike kryesore në vend, bashkë me të rejat, janë parti patriarkale që kontrollohen nga kryetarët. Veteofrimi i Braçes për Tiranën shihet si një dramë e madhe, pas Moza Ahmetit për klikime i dyti mendoj që është Braçe dhe i treti Salianji. Pse bëhet e jashtëzakonshme? Bëhet sepse autoriteti i kryetarit është shumë i fortë dhe ka kontrolluar partinë. Braçe nuk ka kërkuar mendim, e ka ndarë mendjen që do jetë kandidati për Tiranën dhe këtë e bën në emër të PS.



Veprimi i tij lexohet si i tillë, quhet “atvrasje” sepse ka kundërshtuar kryetarin. Siglën e PS e ka në dorë Rama dhe po ia jep Manastirliut. Nëse e ke vendosur të kandidosh, mund të kandidosh pa siglën e PS. Ramës i duhet Ogerta, jo Braçe; natyra e tij politike është që kërkon të kontrollojë çdo pushtet. Në kryeqytet do të vendosë dikë që i bindet atij dhe të respektojë shijet arkitekturore të Ramës. Braçe duhet ta mendojë mirë a do dalë apo jo i pavarur; ka një simpati për ata që sfidojnë liderin. Braçe duhet të bëjë sondazhe dhe të shohë mbështetjen; atë e favorizon që ka një PD që nuk frymëzon dhe është pa struktura.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!