Kandidatja shqiptare për deputete në Slloveni flet për skandalin e ambasadorit

schedule18:19 - 22 Prill, 2022

schedule 18:19 - 22 Prill, 2022

Ganimete Shala, kandidate për deputete në Slloveni, ka folur për rastin ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin u raportua nga mediat sllovene se është i përfshirë në një skandal financiar.

Ajo tha se është herët që të folët pa pasur fakte, derisa tha se nuk mund të ketë shumë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve në Slloveni për shkak se ende s’ka asgjë zyrtare.

“S’kemi asnjë fakt, nuk e njohim në detaje përmbajtjen e kësaj çështje, nuk do të komentoja më gjerë këtë punë. Derisa s’kemi fakte është e pakuptimtë të akuzojmë dikë. Nuk ka arritur askush t’i shohë në mënyrë fizike, këto gjëra ndodhin në fushata zgjedhore. Me detaje s’e njoh përmbajtjen”.

Shala, përmes emisionit “Frontal” në T7, u bëri thirrje shqiptarëve në Slloveni që të votojnë për të, duke u zotuar se do të punojë për të drejtat e tyre.

“Shqiptarët kanë njohuri për kandidaturën time. Ju bëj ftesë atyre që kanë mundësi votimi, të votojnë të dielën. Do të ndihmojë edhe në përforcimin e raporteve Slloveni-Kosovë, do t’i përforcojmë urat e marrëdhënieve tona”.

Ajo tha se në Slloveni jetojnë rreth 30 mijë shqiptarë, por jo të gjithë kanë të drejtë vote meqenëse s’kanë nënshtetësi sllovene./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!