Kandidatja e Shkodrës nga Vlora: Mos e lini kryeministrin të na ikë, jepini një shans vetes suaj

schedule19:52 - 23 Prill, 2021

schedule 19:52 - 23 Prill, 2021

Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputet në Shkodër, Edona Bilali ka qenë një ndër pjesëmarrëset në mitingun përmbyllës të Partisë Socialiste që ka mbajtur fjalën e saj nga Vlora.

Bilali nga Vlora ka bërë thirrje të gjithë votuesve në Shkodër që të japin dhe një tjetër shans vetës së tyre për të parë ndryshimin që ka përfshirë Vlorën, Korçën dhe shumë qytete të tjerë me skuadrën e kryesuar nga Edi Rama.

“Kam emocion që flas sot në Vlorë, keni parë sesi tradicionalisht dhe i kërkova kryeministrit që të më merrte në Vlorë që të flisja shkodranëve të  mi nga Vlora. Tu flas pasi duke fol nga këtu dhe ne e shikojmë se si transformimi dhe bashkëpunimi me këtë qeveri sjell ndryshimin që ne po e presim ndryshimin. Ne për 30 vjet shikojmë zi e zi si është më zi. Ne kemi humb 30 vjet që fëmijët janë bërë burra e gra dhe lindin fëmijët në një vend që nuk janë të kënaqur kisha dhe rezervat e mia për këtë qeveri, por do ankohesha ose do të hapja sytë dhe do të shikoja se si Vlora, Korça por dhe Puka e qarkut të Shkodrës është ndryshuar. Kam pas rezervat e mia për disa nga gjërat që kryeministri ka bërë por kush ka punuar me të thotë se është makineri pune, por pse të mos e shfrytëzojmë ne shkodranët këtë siç e kanë shfrytëzuar të gjithë dhe njëherë të vetme Shkodra dhe e gjithë Shqipëria ti besojnë skuadrës së Ramës. Ne e njohëm kryeministrin Rama pas tërmetit i cili qëndronte dhe shkonte shpi në shpi, dhe në sfidën e dytë dhe kujtojmë se kryeministri shkoi kudo. Nga Vlora u them Shkodranëve të mi se shikoni se çfarë mundet. Vlonjajtë dhe shkodranë ju them mos e lini kryeministrin se ik ai, por ti japim një shans vetes jo qeverisë ”, ka thënë ajo.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!