Kandidatja e Partisë Demokratike për Vaun e Dejës në zgjedhjet e 14 Majit Klomentina Drini këtë të enjte ka qenë e ftuar në “Tirana Live”, ku ka folur në lidhje me përplasjes që ka pasur me Sali Berishën në lidhje me shpalljen e kandidaturës së saj.
Drini është shprehur se është për të ardhur keq sesi ajo është sulmuar nga të gjithë anët në këtë bashki dhe fakti që Sali Berisha ka menduar se me presion do të linte garën.
Ndër të tjera ajo pretendon se çdo gjë në lidhje me situatën e krijuar në Vaun e Dejës është e dirigjuar nga Tirana, duke shënjuar ish kreun e PD-së, Berishën.
LEXO EDHE: “Nuk do të shikoni dritën e diellit”, Drini: Nuk i ha kërcënimet, kundërshtarët presion elektoratit
“Situata elektorale në Vaun e Dejës është intriguese dhe sfidë sidomos për gratë e bashkisë në këtë zonë. Unë në këtë garë mbështetem nga qytetarët e thjeshtë dhe elektorati gri që janë zhgënjyer nga politik-bërja dhe nga demokratët. Si situatë ka nisur nga resgjistrimi i këshillit bashkiak, pasi u mendua se unë do të tërhiqesha nga gara. Në këtë aspekt kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, regjistroi këshillin bashkiak fiktiv duke pretenduar se janë mbështetës të Partisë së Lirisë dhe në momentin që unë shpalla kandidaturën u krijua një situatë që nuk u parashikua as vetë. Mua nuk më mërzit fakti që këto njerëz nuk janë me mua, sepse janë njerëz pa suport, por ajo që më pyesin qytetarët se pse ka ndodhur ky fenomen dhe unë them keqdashësia e njërëzve e krijon këtë gjë. Por unë ja lë zotin në dorë që do ta paguajnë ”, ka thënë ajo.
Ndërkohë pyetjes së gazetares Elisa Gjerani nës ee gjithë kjo situatë është e skenuar nga Tirana, ajo është përgjigjur se patjetër që po./abcnews.al