Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kandidatja e PD-së në Vlorë: 700 euro pagë mësuesve

schedule16:52 - 4 Prill, 2021

schedule 16:52 - 4 Prill, 2021

Kandidatja e PD për Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa organizoi një takim me mësuesit në Sarandë për të folur mbi problemet e arsimit dhe planin e PD-së për arsimin.

Ajo ndau me mësuesit angazhimin për depolitizim të plotë të arsimit publik.

Sipas saj nuk do të ketë më portale për propagandë por standarde dhe transparencë në rekrutimin e mësuesve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore në të gjitha nivelet.

Zhupa foli për rritjen e pagave të mësuesve ku u shpreh se : “Është qesharake rritja që ju kanë bërë në 8 vjet. Mjafton ta krahasoni rritjen 2005-2013 ku ishin rrogat në 2005 dhe ku vajtën në 2013 dhe rritjen 2013-2021 do të shikoni kush janë dy filozofitë për pagat e mësuesit .Ne angazhohemi që brenda mandatit të parë, brenda 4 viteve të para të qeverisjes Basha do të ketë një rritje me jo më pak se 60% që do të thotë nuk do të ketë mesues në fund të mandatit që nuk do të ketë rrogen të pakten 700 euro” E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!