Anëtarja e Kryesisë së PD, Taulanda Jupi, ka deklaruar se janë duke u bërë diskutime, për të gjetur një emër që do të garojë në zgjedhjet e 24 Shtatorit për kryebashkiak në Kukës.
LEXO EDHE: Në Kukës, nën çadrën e Metës/ Jupi: KAS nuk njeh Berishën, por njeh koalicionin “Bashkë Fitojmë”
E ftuar në “Special Report”, ajo ka thënë se kandidatin po e zgjedh dega e Partisë Demokratike. Sakaq, Jupi ka theksuar se do të pres me durim negociatat nëpërmjet degës së Kukësit, Kryesisë dhe Anëtarësisë, të cilët janë njerëz që e njohin më mirë realitetin.
“Zgjedhjet e pjesshme të Kukësit vijnë në një moment shumë delikat për zhvillimet politike të Partisë Demokratike. Sigurisht, ne jo më larg se tre ditë më parë, kemi pasur një mbledhje të Kolegjit të Kryetarëve dhe sërish është diskutuar dhe kjo degë. Sigurisht që realiteti i Kukësit, është një realitet që po t’i kthehemi zgjedhjeve të 14 Majit, demokratët kanë preferuar në mes tyre të mos dilnin me kandidatë. Kanë qene një nga degët, ku vetë demokratët kanë gjetur dakordësi që të mos nxjerrin dy kandidatë. Sigurisht që në këto kushte ku jemi, unë kam dijeninë që po diskutohet me degën, me kryesinë për të gjetur zgjidhjen më të mirë, jo vetëm për demokratët e Kukësit, por dhe qytetarët e Kukësit. Do dua të jem e duruar të pres negociatat nëpërmjet degës së Kukësit, kryesisë, anëtarësisë, të cilët janë ata njerëz të cilët e njohin më mirë realitetin”, u shpreh ajo./abcnews.al