“Donald Trump kandidon për zgjedhjet në vitin 2024 “sepse ai po përpiqet të qëndrojë jashtë burgut”.
Kështu u shpreh një nga rivalët e tij për nominimin republikan të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa problemet ligjore vazhdojnë të rrethojnë ish-presidentin, shkruan The Guardian.
Will Hurd, një ish-kongresmen republikan për Teksasin, qortoi ashpër sjelljen e Trump gjatë një interviste televizive.
“Për mua, është një tregues se sa i brishtë është sistemi ynë zgjedhor dhe sesi përpjekjet e Donald Trump po na bënin të rrisnim mungesën e besimit në sistemet tona”, theksoi ai./abcnews.al