Kandidati për president: Pa ulje page, Messi largohet! Nuk mashtrojmë dot

schedule09:53 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 09:53 - 14 Dhjetor, 2020

E ardhmja e Lionel Messi mbetet në qendër të vëmendjes. Argjentinasit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe largimi i tij tashmë është një opsion që mund të merrte në konsideratë. Gjithsesi një panoramë më e qartë do të jetë pas zgjedhje për president te Barcelona.

Emili Rousaud, një prej kandidatëve që ka qenë në të shkuarën zëvendëspresident, ka folu hapur dhe thekson se Messi do të qëndrojë nëse pranon një ulje të pagës. Sigurisht nëse ai do të zgjidhet president i klubit dhe do të ketë të drejtë për të vendosur.

 

Për ARA, Rousaud është shprehur: “Ne do të duhet të ulemi me Messin dhe t’i kërkojmë atij të pranojë një ulje page. Situatë nuk është normale tani. Do t’i kërkojmë atij të bëjë një sakrificë. Nëse nuk ka marrëveshje, atëherë Messi do të largohet.

Sigurisht Messi ka shkruar faqet më të ndritshme në historinë e klubit. Ne duhet t’i nderojmë legjendat tona, por realiteti është ky që është. Unë besoj se gjërat duhet të thuhen ashtu sicc janë.

Ne nuk mund t’i mashtrojmë anëtarët tanë. Duhet të bëjmë çdo përpjekje që ai të qëndrojë, por gjithmonë interesi i klubit duhet të jetë i pari”. Messi është një legjendë e Barcelonës dhe të gjithë kandidatët për president duan që ta bindin që të qëndrojë te katalanasit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!