Kandidati për president: Griezmann e bleu dikush që nuk ka lidhje me futbollin

schedule16:29 - 19 Nëntor, 2020

schedule 16:29 - 19 Nëntor, 2020

Victor Font synon të marrë presidencën e Barcelonës dhe në zgjedhjet e ardhshme ai do të kandidojë përballë rivalëve si Toni Freixa, Jordi Farré, Agustí Benedito dhe Emili Rousaud. Së fundmi Font ka dhënë një intervistë për “Unanimo Deportes” dhe thekson se Bordi i Drejtorëve do të jetë ndryshe me të si president.

“Një ndryshim thelbësor është personeli që përbën bordin e drejtorëve. Aktualisht përbëhet nga njerëz të pasur dhe të apasionuar pas Barcelonës, por që kanë përvoja të kufizuara në botën e futbollit dhe drejtimin e biznesit në botën e sportit.

Griezmann? Ka një talent të jashtëzakonshëm, por ishte një blerje që nuk duhej bërë, kjo për shkak të pozicionit që ka në fushë. Përshtatja me Barcelonën është shumë e komplikuar, pasi luan në të njëjtin rol me Messin

Blerja e Griezman u vëzhgua nga presidenti i Barcelonës, i cili nuk është një person i botës së futbollit. Që nga fillimi, bordi im i drejtorëve do të përshijë njerëz të biznesit që kanë përvojë në botën e sportit dhe bordo do të përqendrohet vetëm në vendime strategjike që ndikojnë në klub. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!